Poezia e Ismail Kadaresë, ka mbledhur në Vlorë vetë shkrimtarin si dhe artistët e mëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare.
Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Arben Derhemi dhe Olta Daku ishin aktorët që në regjinë e Driada Dervishit performuan një mbrëmje të veçantë pranë detit.

Poezitë e gjigantit të letrave shqipe u interpretuan nga aktorët pjesëmarrës. Gjithashtu, u interpretuan edhe këngë me tekste nga poezitë e Kadaresë.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme me poezitë e Kadaresë, ishin përshtypjet e gjithkujt që e përjetoi nga afër këtë aktivitet, ku protagonistët cilësohen si të papërsëritshëm në zhanrin e tyre. (A2 Televizion)