
Maturantët kanë mbyllur testin më të sikletshëm, matematikën. Dy orë ë gjysmë kishin në dispozicion të rinjtë për ti dhënë zgjidhje 32 pyetjeve të provimit, të ndara sipas shkollave të vështirësisë. Por ndryshe nga brezat e kaluar, këtë vit maturantët dolën më optimist. Sipas tyre teza nuk kishte pyetje të papunuara më parë. Madje nxënësit më të mirë patën mundësi edhe të ndihmonin të tjerët.
Por maturantët nuk fshehin shqetësimin për daljen e tezës, disa minuta pas nisjes së provimit edhe pse prej vitesh është bërë e zakonshme. Ndërkohë drejtues të arsimit të Tiranës të pyetur se si del teza pas nisjes së provimit, japin këtë përgjigje.
Në 24 qershor do të mbahet provimi i fundi ai I lëndës më zgjedhje, ndërkohë që mësuesit kanë nisur procesin e korrigjimit për dy provimet e para. Pas protestave të maturantëve një vit më parë, ministria e arsimit rishikoi hartimin e tezës duke ia besuar këtë proces mësuesve të lëndës dhe jo qendrës arsimore. (A2 Televizion)