Zv/presidenti i Guinesë Ekuadoriale, i cili raportohet të ketë shpenzuar 275 mijë dollarë për të blerë një dorashkë të veshur nga Michael Jackson, është mes 5 personave të sanksionuar nga Britania e Madhe për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Teodoro Obiang Mangue nuk është një emër i panjohur për mediat ndërkombëtare. Ai shpesh herë është lakuar për jetën luksoze, me makina të shtrenjta dhe shtëpi gjigante.
Në një deklaratë për media, sekretari britanik, Dominic Raab do të shprehej se personat e futur në listën e sanksioneve kishin shpërdoruar taksat e qytetarëve të për sponsorizuar jetën e tyre.
Sanksionet e vendosura parashikojnë ngrirje të aseteve si dhe ndalimin e këtyre personave të hyjnë në Britaninë e Madhe, ku mendohet të kenë fshehur dhe sasi të mëdha parash në banka.
Obiang është djali i presidentit të Guinsesë Ekuadoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo dhe mban postin e ministrit të qeverisë që prej vitit 1998.
Sipas një hetimi dhe raportimeve të mediave, ai raportohet të ketë shpenzuar më shumë se 500 milionë dollarë më shumë nga sa mund të mblidhte nga rroga e tij. (A2 Televizion)