Hasbulla në UFC, do të paguhet edhe më shumë sesa luftëtarët

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 09:50 | Sporte të tjera
Hasbulla në UFC, do të paguhet edhe më shumë sesa

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me UFC.

19-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël, si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, me videot e tij humoristike që bëjnë xhiron e botës.

Ai nuk do të ndeshet, por do të shërbejë si promovues i ndeshjeve të ndryshme që do të organizojë UFC-ja.

https://a2news.com/2022/04/05/une-jam-me-i-famshem-ai-vetem-topit-i-bie-hasbulla-sulmon-cristiano-ronaldon/

Gazetari Igor Lazorin është shprehur: “Nuk do të flas për shifrat e kontratës, por mund të them që ka shumë luftëtarë që nuk paguhen aq sa do të paguhet Hasbulla”.

Shefi i UFC, Dana White, kur u pyet nëse ka ndonjë mundësi që Hasbulla të ndeshet, tha: “Po, ka”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/30/hasbulla-i-hipen-supermakines-sportive-por-i-duhet-ndihme-me-pedalet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos