Hasbulla Magomedov, personazhi i famshëm i rrjeteve sociale dhe ambasadori i UFC, ka reaguar për herë të parë pasi u u vu në pranga së bashke me disa miq të tij për shkak se kishin bllokuar një rrugë kryesore për të festuar një dasmë.
Hasbulla ka kërkuar falje, ndërsa janë publikuar pamje nga momenti i bllokimit të rrugës fundjavën e kaluar. Ai nuk ishte në timon, por u fotografua brenda një makine në qytetin e tij.
Ministria e Brendshme në Dagestan publikoi edhe një foto të personave të ndaluar për këtë ngjarje, teksa Hasbulla Magomedov qëndron para të tjerëve.
“Ajo nuk do të ndodhë më. Ne kërkojmë falje. Ne luajtëm pak dhe për këtë duhet të përgjigjemi. Nuk ishte asnjëra makina ime dhe unë nuk isha në timon”, tha ai.
Hasbulla, i cili ka pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka mbi 8 milionë ndjekës në Instagram. Ai është me origjinë nga i njëjti vend i legjendës së UFC-së, Khabib Nurmagomedov, të cilin e ka bërë shok të ngushtë. (A2 Televizion)








