Mungoi në kurorëzimin e mbretit, Charles uron nipin e tij Archie për ditëlindje

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 13:02 | Showbiz

Dita e kurorëzimit të mbretit Charles III në Londër rastisi në të njëjtën ditë me ditëlindjen e katërt të nipit të tij Archie. Princi Harry përfitoi nga diferenca kohore për të qenë i pranishëm në ceremoninë e Westminster dhe në të njëjtën kohë, të kalojë mbrëmjen në Montecito.

Një justifikim i përsosur për të anashkaluar darkën gala ku merrte pjesë e gjithë familja mbretërore. Mbreti Charles i drejtoi një urim nipit të tij. “Përshëndetje për të gjithë ata që nuk janë këtu, përfshirë Archie-n, të cilit i uroj ditëlindjen kudo që të jetë tani”.

Ndërkohë që në Buckingham Palace mbaheshin bankete të mëdha, duket se edhe Montecito kishte një aromë festimi. Meghan Markle organizoi një festë në vilën kaliforniane, në të cilën ftoi disa miq të ngushtë dhe gjyshen Doria Ragland. Një festë intime dhe e profilit të ulët, krejtësisht informale ndryshe nga galaja madhështore që u zhvillua në anën tjetër të oqeanit.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos