
Kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, u shpreh në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, 48% e familjeve që jetojnë në fshat po mbijetojnë aktualisht, kështu që gjendja e tyre ekonomike do të vështirësohet nga rritja e çmimeve.
“48% e familjeve shqiptare jetojnë në fshat. Kjo do të thotë se një familje në fshat me 3-4 persona, jetonte në kushtet e mbijetesës më parë. Po sot, që janë rritur edhe më tej çmimet? Ata janë gjetur të papërgatitur dhe të painformuar nga institucionet. Ato duhet të shpjegojnë se çfarë qëndron pas kësaj rritje çmimesh. Unë mendoj se ka abuzime, problem kryesor është niveli i ulët i kontrollit”,
Sipas Haxhimalit, konsumatori “historikisht ka qenë dhe është i pambrojtur në të drejtat e veta”.
“Konsumatori është “i zhveshur” në të drejtat e tij, jo vetëm sa i përket çmimeve”, deklaroi Haxhimali. (A2 Televizion)