Hedh divanin nga dritarja, për pak sa nuk vret fqinjën

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 08:29 | Lifestyle

Një burrë që përtoi të zbriste divanin e tij të vjetër dhe ta çonte në koshin e plehrave, vendosi që më mirë ta hidhte këtë divan nga kati i tretë, duke rrezikuar që të dëmtonte seriozisht fqinjën e tij.

Një video tregon se si divani bie shumë pranë gruas që sapo del nga hyrja e pallatit, e cila shtang dhe ia bën me dorë fqinjit të pakujdesshëm.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Stambollit.

“Nuk pashë njeri poshtë dhe thashë ta hidhja divanin e vjetër. Por, papritur doli fqinja ime, që për pak sa nuk u shtyp nga divani. Fatmirësisht, shpëtoi. Mund të isha bërë vrasës”, tha burri përtac. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos