Heidi Klum zbulon peshën dhe sekretin për format e saj

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 21:36 | Showbiz

Heidi Klum ka zbuluar se sa peshon në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja 50-vjeçare tregoi se nuk konsumon më shumë se 900 kalori në ditë dhe kur u pyet direkt se sa peshon, ajo u përgjigj: “62,5 kg peshoj”.

Heidi Klum së fundmi ka qenë në qendër të kritikave pasi ka pozuar në një set fotografik me të brendshme, me vajzën e saj 18-vjeçare Leni.

Edhe vitin e shkuar nëna e katër fëmijëve u kritikua ashpër për një fushatë të ngjashme, të përbashkët me vajzën për “Intimissimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos