Helikopteri i ushtrisë bie pingul në tokë, të paktën 4 viktima

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 11:08 | Bota

4 persona humbën jetën pasi një helikopter i ushtrisë u rrëzua në një zonë rezidenciale në Kolumbi gjatë fundjavës.

Në video e publikuar në rrjetet sociale shihet momenti teksa mjeti fluturues i Ushtrisë Kombëtare të Kolumbisë bën disa spirale në qiell për t’u përplasur më pas në tokë.

Dhjetëra rezidentë në Quidbo ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe shkuan në ndihmë të personave në bord, por nuk mundën t’i shpëtonin.

Për aksidentin, reagoi dhe presidenti Petro, i cili kërkoi një hetim të thellë për motive që çuan në rrëzimin e helikopterit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos