Tha se pret të arrestohet, Trump shfaqet në ndeshje mundjeje

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 21:15 | Bota

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump u pa në një kampionat mundjeje në qytetin Tulsa, pasi tha se pret të arrestohet të martën që vjen, ndërsa prokurorët e Nju-Jorkut e akuzojnë për pagesat të paligjshme ndaj aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, për të mbajtur të fshehtë një raport intim mes tyre. 

Fotot e marra nga USA TODAY treguan Trump duke mbërritur përpara ngjarjes me senatorin e Oklahoma, dhe duke bërë me dorë spektatorëve. Një nga avokatët e Trump tha se pretendimi i tij se do të arrestohet, bazohej në raportimet e mediave se ai mund të paditet javën e ardhshme.

Nëse Trump akuzohet, kjo do të ishte çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish-presidenti të SHBA. Do të kishte gjithashtu pasoja serioze që të bëhej kandidat republikan për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos