
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për helmimin në masë të banorëve të Krujës, ndërsa e ka cilësuar ngjarjen si kërcënim për jetën njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.
Nëpërmjet një postimi në Facebook presidenti ka kërkuar nga institucionet më shumë përgjegjësi për situatën dhe zbardhje të ngjarjes.
“Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin! Dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burimin, shkakun dhe shkaktarët, dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, përfundon presidenti. (A2 Televizion)