Helmimi nga uji në Krujë, 3 zyrtarë në hetim për shpërdorim detyre

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 17:05 | Aktualitet
Helmimi nga uji në Krujë, 3 zyrtarë në hetim për

Prokuroria e Krujës ka njoftuar se për ndotjen e ujit të pijshëm në qytetin e Krujës ka nisur hetimin ndaj 3 zyrtarëve, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Bëhet fjalë për Ledio Çelën, administrator i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Krujë; Andi Kupën, drejtues teknik në këtë ndërmarrje dhe Ervin Karafilin, shef i shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor të qytetit.

https://a2news.com/2021/10/28/ishp-zbulon-shkaqet-e-helmimit-te-qytetareve-te-krujes-rinis-furnizimi-me-uje/

Sipas njoftimit, këta 3 shtetas, me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit. Ndaj tyre është marrë edhe masa e pezullimit nga detyra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/28/helmimi-ne-kruje-drejtoresha-e-spitalit-jane-mjekuar-150-femije-dhe-350-te-rritur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos