Hendeku gjinor, gratë më pak të paguara

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 14:30 | Ekonomi
Hendeku gjinor, gratë më pak të paguara

Gratë përbëjnë mbi gjysmën e popullsisë së vendit, por në tregun e punës ato zënë vetëm një të tretën. Pjesëmarrja e grave në forcën e punës vijon të jetë e ulët, pavarësisht progresit ekonomik të Shqipërisë.

Arsyeja për këtë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, është fakti se rreth 32 për qind e grave mbi 15 vjeç janë forcë joaktive në tregun e punës për arsye të përmbushjes së detyrave shtëpiake, krahasuar me vetëm 2% të burrave.

Hendeku gjinor shihet edhe tek paga, ku për të njëjtën punë, një burrë paguhet 10.5% më shumë se një grua. Diferencat janë më të dukshme në sektorin e industrisë, ku gratë paguhen me vetëm 2/3 e pagës së një burri. Ky diferencim është i lartë edhe në sektorin financiar dhe teknologjitë e informacionit. Përjashtim bën vetëm industria e artit dhe argëtimit, ku gratë fitojnë 9.3% më tepër.

Gratë janë gjithashtu të nënpërfaqësuara midis ligjvënësve, zyrtarëve të lartë dhe menaxherëve dhe si rrjedhojë kanë mundësi të kufizuara për t’u përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos