Heqje e kufizimit moshor dhe kredi për strehim, ndryshimet në ligjin për policinë e Burgjeve

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 12:38 | Politikë
Heqje e kufizimit moshor dhe kredi për strehim, ndryshimet në ligjin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka paraqitur në komision ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve. Gjatë Komisionit të Ligjeve, Manja është shprehur se me ndryshimet e reja në ligjin, policët e burgjeve do të lejohen që të mbajnë pistoletë. Një tjetër, ndryshim ka të bëjë me mundësinë që policët e burgjeve të kenë mundësi të përfitojnë kredi për strehim në forma lehtësuese. Ndërsa ndryshimi i tretë ka të bëjë dhe me kriteret e pranimeve për policinë e burgjeve, ku është hequr kufizimi moshor për ata që duan të jenë pjesë e burgjeve.

"Policia e burgjeve të mbajë armë në brez. Heqja e kësaj të drejte krijoi shumë probleme, madje dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Me këto ndryshime punonjësit e Policisë së burgjeve do të mbajnë armë, njësoj si kolegët e tyre. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me pjesën e financave, me këto ndryshime punonjësit e policisë së burgjeve do të kenë mundësi të përfitojnë kredi për strehim në forma lehtësuese. Ndryshimi i tretë ka të bëjë me kriteret për pranimin e Policinë e Burgjeve. Nuk do të pranohen në policinë e burgjeve që janë dënuar në formë të prerë. Nuk do të lejohen të pranohen në policinë e burgjeve persona që janë të dënuar në arrest me burg apo në arrest shtëpie. Të hiqet kufizimi moshor deri në 35 vjeç për aplikimet për policinë e burgjeve", tha Manja.

500 vende janë bosh në Policinë e Burgjeve dhe duhen plotësuar dhe ky është qëllimi kryesor i ndryshimeve në ligj, prezantimin e të cilit e bëri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos