Hetim nga aktori, Clooney zbulon rastin e korrupsionit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 16:08 | Showbiz
Hetim nga aktori, Clooney zbulon rastin e korrupsionit

Ujra të ndotura, korrupsion dhe një amerikan, të cilin Departamenti i Shtetit e akuzon për shkelje të sanksioneve.

Të gjitha janë zbuluar nga një hetim i ri për korrupsionin në Sudanin Jugor, që janë drejtuar nga personazhi më i njohur i botës dhe partneri i tij në aktivizëm.

“Ajo që ne kuptuam ishte se nuk do të ishim në gjendje të turpëronim kriminelët e luftës, por mund ta bënim këtë me personat që jetojnë disa kilometra larg nga këtu në një shtëpi të bukur. Ajo që ne dëshironim të bënim ishte vështirësimi i jetës për personat që përfitojnë nga mizoritë dhe që pastaj veshin kostume e shkojnë në restorante të mira”, tha Clooney.

Aktivisti John Prendergast u shpreh: “Aktualisht, vazhdimi i konfliktit shpërblen. Gjithashtu, edhe vazhdimi i shkatërrimit të demokracisë. Ne dëshirojmë të ndryshojmë strukturën e nxitjes nga luftë në paqe nga mungesa e sundimit të ligjit në transparencë dhe qeverisje të mirë”.

Raporti identifikon punën e fshehtë të kriminelëve të dyshuar dhe individëve të korruptuar përfshirë një amerikani nga Kalifornia, Ira Delorean, i cili akuzohet për tentativë shitjeje të armëve me vlerë 43 milionë dollarë ndaj një shefi ushtarak të Sudanit Jugor. Delorean ka pranuar fajin para një gjykate federale për shkelje të eksportimit të armëve.

CNN tentoi të kontaktonte kompaninë e tij, por nuk mori përgjigje. Aktori akuzoi gjithashtu dhe një kompani kineze nafte dhe një të Malajzisë për ndotje të mjedisit. Asnjëra nga këto kompani nuk pranuan të komentonin për CNN. Kur Sudani Jugor fitoi pavarësinë në korrik të 2011, pati shumë shpresë. George Clooney dhe kolegu i tij aktivist ishin ndër vëzhguesit që ndihmuan në mbajtjen ereferendumit të lirë dhe të drejtë për pavarësi nga Sudani Verior.

Por, ky vend është kthyer në një magnet për biznesmenë që adhurojnë korrupsionin. Aktori me famw botërore që dëshmon horroret e luftës me anë të hetimit të tij të detajuar, thotë se ka kohë mjaftueshëm që bota të veprojë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos