Java e modës në Paris, Saint Laurent me koleksion rrezellitës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 15:06 | Showbiz

Modelet e Iv San Loren parakaluan në një pasarelë të mbushur me dhjetëra projektorë dritash, nën sfondin e kullës së famshme “Eiffel”.

Monumenti më përfaqësues i Francës ndriçoi edhe më shumë nga koleksion i ri pranverë-verw i San Loren, i cili përbëhej nga fustane të gjatë e të derdhur me qëndisje floriri si në vitet ‘70-të.

Pantallonat dominonin koleksionin e ri të drejtorit kreativ të Anthony Vaccarello. Ato vinin në versione të ndryshme; të shkurtra, në gjatësinë e gjurit, të gjata dhe në variantin kominoshe.

Disa shoqëroheshin me çizmet e gjata dhe elemente rrezellitëse. Binin në sy kombinimet mes të zezës dhe të bardhës, ndërsa ngjyrat më të përdorura ishin e zeza dhe e arta.

Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford, ishte një prej modeleve ndërsa Naomi Cambell mbylli shfaqjen. Mes audiencës përfshihej ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve, aktorja meksikane Salma Hajek dhe protagonisti Bohemian Rapsody, Rami Malek.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos