
Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e investimeve strategjike. Ky vendim i Kuvendit nuk u mirëprit nga ana e opozitës, e cila e pa si frikë të mazhorancës për të bërë transparencë.
“Sot konferenca e kryetarëve votoi kundër kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni të posaçëm për të bërë transparencë për ligjin për investimet strategjike. Unë e kuptoj që nuk është dëshira e qeverisë, sidomos pas komisionit hetimor për inceneratorët, që të jetë përball duke dhënë informacione se çfarë ka ndodhur me këtë ligj”, tha Tabaku.
Sipas kryetares të Komisionit të Integrimit, ky vendim i mazhorancës ishte në sinkron me qëndrimet e Edi Ramës ndaj SPAK.
“Ndërkohë që duhet të vinte e të jepte llogari për aferat e qeveritë, sot Edi Rama vazhdon me shfaqen e tij të radhës. Shihet edhe si një formë kërcënimi dhe e presioni ndaj SPAK për të mos vazhduare për të hetuar këto afera kur në qendër duhet të ishte qeveria. Kërcënim i institucioneve të drejtësisë së re, ndodh nga ato që sot kanë pushtet”, u shpreh Tabaku.
Në mbyllje të deklaratës, Tabaku kërkoi që SPAK të vijon hetimet ndaj personave që kanë pushtet siç bëri me ish-deputetin Aliq Bllako. (A2 Televizion)