
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar procedimet disiplinore për dy njerëz të drejtësisë, duke i kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë marrje masash për ta.
ILD i ka kërkuar KLGJ-së shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, i cili në vitin 2019 liroi nga burgu të dënuarin përjetë Gert Gjinerari.
Ndërsa për prokuroren Elina Kombi i është kërkuar KLP-së masa e “tërheqjes së verëjtjes” për neglizhencë në rastin e një të paraburgosuri që u vetëvar në qeli.
Dy kërkesat i janë përcjellë KLGJ-së e KLP-së dhe në shtator pritet shqyrtimi i tyre. Burime zyrtare të ILD konfirmuan se po hetohen disiplinarisht gjashtë magjistratë të tjerë. (A2 Televizion)