
Nëse do të vijojmë të kemi krime zgjedhore edhe pas hetimit të dosjeve 339 dhe 184, atëherë do të vihet në dyshim demokracia shqiptare. Është ky konstatimi i juristit, Ledio Braho, i cili deklaroi në Absolut 4, se është pozitive që SPAK po heton krimin elektoral, kur u pyet për dosjen 339 dhe 184.
“Është pozitiv hetimi për zgjedhjet nga SPAK, patjetër që SPAK ka kapacitete për të hetuar vepra të tilla në ndryshim nga Prokuroria, që ka kapacitete më të ulëta dhe është imazhi që SPAK-u ka, dhe është një aspekt pozitiv që është përfshirë SPAK-u në hetimin elektoral. Uroj që askush të mos cenojë votën e shqiptarëve. E vërteta është që për shkak të kaluarës së errët me zgjedhjet, askund tjetër nuk diskutohet liria e votës apo cenimi i saj, ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse do të vijojmë të kemi krime zgjedhore edhe pas kësaj, atëherë vihet në dyshim demokracia shqiptare”. (A2 Televizion)