Hetimi i SPAK për tenderin e uniformave të policisë, Vurmo: Qasje edukuese, jo goditje e korrupsionit në nivele të larta

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 21:43 | Politikë
Hetimi i SPAK për tenderin e uniformave të policisë, Vurmo: Qasje

Analisti Gjergji Vurmo, i ftuar në studion e “Absolut 4” në A2, tregoi se si e shikon aksionin e fundit të SPAK-ut në lidhje me tenderin e uniformave të policisë.

“Është një qasje edukuese e SPAK-ut, jo goditje e korrupsionit në nivele të larta. SPAK-u ka bërë hetim administrativ dhe në këtë pikë duhet të kishim parë diçka më shumë. Nuk më duket se është një proces apo aksion që synon të godasë korrupsionin në nivele të larta”, u shpreh Vurmo.

Ai shtoi: “Ndoshta qasja e SPAK-ut është nga poshtë-lart, qasje e cila nuk më duket realiste. Këto janë arsyet që më bëjnë të mendoj se është një seri arrestimesh për të edukuar dhe për të dhënë sinjale për shumëkënd, për qytetarët e zakonshëm dhe administratën. Nuk më duket shpresëdhënës as si sinjal dhe as si veprim nga ana e SPAK-ut”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/12/tenderat-e-uniformave-te-policise-likmeta-hetimi-i-spak-nuk-eshte-proaktiv/

A2 CNN Livestream

Latest Videos