Hetuesit e OBSH-së do të shkojnë në Kinë në fillim të janarit për të hetuar virusin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 21:35 | Bota
Hetuesit e OBSH-së do të shkojnë në Kinë në fillim

Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga agjencia e Kombeve të Bashkuara do të shkojë në Kinë në javën e parë të janarit, për të hetuar origjinën e pandemisë së koronavirusit. Kjo u deklarua nga zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të Premten.

Eksperti i OBSH-së Mike Ryan, tha se ekspertët ndërkombëtarë do të shkojnë në qytetin kinez të Wuhan, ku u zbuluan rastet e para të COVID-19 dhjetorin e kaluar.

"Ne ende nuk kemi një datë të saktë, sepse jemi duke punuar në logjistikën rreth vizave dhe fluturimeve. Presim që ekipi të shkojë atje në javën e parë të janarit. Do të ketë rregullime karantine”, tha Ryan në një konferencë shtypi.

"Ekipi do të vizitojë Wuhan-in dhe qëllimi i misionit është të shkojmë në pikën origjinale në të cilën u zbuluan rastet njerëzore. Ata do ta bëjnë këtë, ”shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos