
Pas Champions League, në Nion është hedhur shorti edhe për çerekfinalet e Europa League.
Përballja kryesore padyshim është ai midis Romës dhe Ajaksit, ndërkohë që Granada do përballet me Manchester United, Dinamo e Zagrebit me spanjollët e Villareal dhe Arsenal me çekët e Slavia Pragës, që si yll ka ish-sulmuesin e Skënderbeut Peter Olayinka.
Fituesja e Granada-Manchester United do të përballet në gjysmëfinale me atë të sfidës Ajax-Roma, ndërkohë që Arsenal-Slavia Praga me fituesen e Dinamo Zagreb-Villareal. (A2 Televizion)