
Gonzalo Higuain ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja argjentinase teksa nuk është grumbulluar më që prej Botërorit të Rusisë.
Sulmuesi i Chelse-it heq dorë nga fanella bardhekaltër pas 75 prezencash dhe 31 golash.
“Njerëzit kujtojnë gjithmonë rastet e humbura dhe harrojnë golat që kam shënuar. Familja ime i ka vuajtur shumë kritikat ndaj meje për performancat e mia me kombëtaren por unë kam dhënë gjithmonë maksimumin”, ishin fjalët e Higuain, i cili arriti në finale me Argjentinën në vitin 2014. (A2 Televizion)