Kapiteni i ekipit të 14-vjeçarëve të Gallatasarajit mori vlerësime nga mbarë bota, pas fair play-t të shfaqur në ndeshje. Djaloshi zgjodhi të mos shfrytëzonte një penallti të padrejtë, të fituar nga ai vetë dhe të akorduar gabimisht nga arbitrja e takimit.
Edhe pse vetëm 13-vjeç, Beknaz Almazbekov vendosi ta godiste topin jashtë. Në atë moment, ekipi i Gallatasarajit kryesonte 1-0 përballë bashkëmoshatarëve të Istanbulspor, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0. (A2 Televizion)