
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht 4 zyrtarë të Bashkisë Himarë.
Zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit janë akuzuar për shkelje dhe shpërdorim detyre për sa i përket detyrave të tyre për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit.
Bëhet fjalë për kryeinspektorin e IMT në atë bashki, Renato Hodaj, si dhe inspektorët Melseid Nelaj, Erion Zenelaj dhe Dhimitër Balaj, (A2 Televizion)