Hiri vullkanik mbulon kryeqytetin e Filipineve

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 08:41 | Bota

Shkolla, biznese dhe dhjetëra institucionet të tjera janë mbyllur në Manila, për shkak të hirit vullkanik që ka përfshirë qytetin dhe paralajmërimit të autoriteteve që një shpërthim tjetër mund të ndodhë në çdo kohë, i cili mund të shkaktojë dhe tsunami.

Mijëra persona kanë braktisur banesat e tyre, përreth vullkanit Taal, i konsideruar si një nga më aktivët dhe më të vegjlit në botë, pas ditë së dytë të shpërthimeve nga krateri i tij. Ky vullkan ndodhet në mes të një liqeni, rreth 70 km larg Manila.

Specialistë nga Instituti vendas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë bëjnë me dije se shpejtësia e aktivizimit të vullkanit i kapi të papërgatitur dhe shtojnë se kanë pikasur magmë që mund të dalë në sipërfaqe nga momenti në moment. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Hgpy-OoLgKg

A2 CNN Livestream

Latest Videos