Historia e ariut më të vetmuar në botë: Fitoi lirinë pas 12 vitesh dhe ngordhi

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 14:25 | Bota

Pas 12 vitesh i mbyllur në hekurat e një kafazi, ariu Jambolina mundi të shijonte lirinë majin e vitit të shkuar kur u dërgua në alpet e Zvicrës.

Por gëzimi i atij, që është cilësuar si ariu më i vetmuar në botë, zgjati pak pasi vetëm dy muaj pasi u shpëtua ai ngordhi.

Jambolina performoi gjatë gjithë jetës së saj në një cirk në Ukrainë dhe nuk u nxor kurrë nga kafazi i saj dhe as nuk pa ndonjëherë ndonjë ari tjetër. Ajo u shpëtua gjatë pandemisë dhe ngordhi gjatë një operacioni rutinë disa javë më pas.

Historia e saj nisi kur u soll në jetë nga një prej arinjve që mbaheshin në një kopsht zoologjik të Krimesë. Ajo u mor nga kopshti zoologjik dhe iu shit një cirku.

Ndërsa rritej, Jambolina mbahej në një kafaz të vogël dhe u stërvit që të performonte numra cirku me mënyra që sipas aktivistëve për të drejtat e kafshëve mund të cilësohen torturë.

Pronësia private e arinjve në Ukrainë është e mundur për sa kohë që ata nuk janë kapur në natyrë dhe janë këlyshë nga arinj që ndodhen në robëri.

Kafazet kërkohet të jenë minimalisht 30 metra katrorë dhe tre metra të larta, por ka pak monitorim ose ndëshkim për shkeljet e rregulloreve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos