Historia e Ernisës, e vetme me 2 fëmijë, pret pa afat vendimin nga drejtësia e re

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 15:32 | Aktualitet
Historia e Ernisës, e vetme me 2 fëmijë, pret pa afat vendimin

Harta e re gjyqësore që shkriu të gjitha gjykatat e apelit në rrethe duke i transferuar në një gjykatë të vetme në Tiranë, së bashku me premtimin se do të japë më shumë drejtësi, për momentin ka dhënë efekte negative për situatën e shumë personave që prisnin gjyqet e tyre të zhvilloheshin në rrethe. Një prej tyre është edhe Ernisa Çeço, nënë e dy fëmijëve, e ve pasi para katër vitesh bashkëshorti ndërroi jetë nga një aksident automobilistik. Pasi ka fituar të drejtën e dëmshpërblimit nga gjykata e shkallës së parë Ernisa ishte në pritje prej 1 viti e gjysmë nga dita në ditë që të zhvillohej seanca në apelin e Korçës. Por kjo shpresë tanimë i është venitur.

E pyetur nëse e përballon dot ekonomikisht ndjekjen e procesit në Tiranë, Ernisa jep këtë përgjigje. Edhe avokati i saj nuk di të japë një përgjigje se kur do t’i vijë radha Ernisës që të zhvilloje procesin në Tiranë, ndërsa di të thotë që në të vetmen gjykatë apeli janë në pritje mbi 30 mijë çështje nga i gjithë vendi që presin të hidhen në short dhe të caktohen datat e gjyqeve. Por nisur nga rasti i klientes së tij ai apelon që çështjeve të tilla tu jepet prioritet.

Rreth javë më parë Gjykata e Apelit Korçë u shkri dhe 900 çështjet e saj u transferuan në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos