
Prej vitesh në Shqipëri diskutohet për problemet e demokracisë. Vendi ynë përmirësohet me hapa të ngadaltë. E shpesh fajin e merr e shkuara, diktatura. Por sa rol kanë partitë politike dhe cilat janë modelet dhe shembujt që duhet të ndjekim, këtë e prezanton në tiranë këshilltari politik Hofmeister, njëkohësisht edhe autori i një libri që tanimë shqiptarët mund ta gëzojnë edhe në shqip.
“Demokracia në Shqipëri ka pasur përmirësim këto dy vitet e fundit, por sërish me hapa të ngadaltë nëse diskutojmë përmes pikave që përcjell unë në këtë libër. Do ta konsideroja demokracinë këtu si hibride, por jo të plotë. Dhe mendoj se partitë politike kanë rolin dhe zërin kryesor në krijimin e një demokracie të plotë, duke nisur që nga zgjidhja e konfliktit e deri tek interesat apo ambicia personale. Demokracia pa partitë politike është e pamundur. Politika pa konflikte po ashtu. Moszgjidhja e konfliktit edhe brenda një partie krijon ndarje. Krijohen parti të vogla që marrin nga partitë e mëdha dhe këtu dal sërish tek ambiciet personale, kur në fakt demokracia duhet të jetë në shërim të qytetarit jo ambicies personale”, thotë autori Wilhelm Hofmeister.
Në takimin e prezantimit të këtij libri, njëkohësisht edhe tryezës s bisedimit studiuesi Afrim Krasniqi sjell një panoramë të jetës së partive politike në Shqipëri. Problematikat janë të mëdha edhe sipas Arben Çejkut.
Libri me titull “Partitë politike formësojnë demokracinë” është tanimë në shqip mes bibliotekës së krijuar nga Konrad Adenauer për Demokracinë dhe Politikën. (A2 Televizion)