“Dita Jonë” solli mëngjesin e sotëm historinë e pazakontë të një personazhi, i cili nisi si pedagog i gjuhës italiane dhe përfundoi të ishte një nga biznesmenët e suksesshëm në Itali e më pas në Shqipëri. Si ka njohur ai kryeministrat italianë, aktorë të njohur apo edhe të tjerë? Megjithatë sfida e tij më e madhe është lufta me kancerin që e zbuloi pikërisht kur shpërtheu pandemia e Covid 19-tës. Një betejë që e nisi personalisht dhe e vazhdoi duke arritur tek një nga mjekët më të mirë italianë Fracesco Montorsi, i cili me ftesë të ish pacientit të tij do të mbajë së shpejti edhe një seminar trajnues për bluzat e bardha në Shqipëri sa i takon trajtimit të problemeve të urologjisë. Idajet Sejdiaj rrëfeu për historinë e tij frymëzuese në Dita Jonë. (A2 Televizion)
Historia e pedagogut të italishtes, në një rrëfim për “Dita Jonë”
