Mendohej se kishte mbetur nga Lufta Ballkanike, thatësira zbulon rrugën historike romake

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 17:09 | Bota

Për shkak të thatësirës në Stamboll, ujërat e liqenit të Terkosit janë tërhequr, duke nxjerrë në pah rrugën historike. Në ekzaminimin e parë u konstatua se rruga që mendohej se kishte mbetur nga vitet e Luftës Ballkanike, ishte më e vjetër. Dyshohet se rruga historike mund të jetë një rrugë karvanesh e periudhës romake.

Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Turizmit në Çatalca, Ahmet Rasim Yücel, tha për mediat turke se: "Ne duam që kjo rrugë historike të regjistrohet dhe të zërë vendin e saj midis aseteve tona kulturore".

Diga e Tërkosit është një nga digat e rëndësishme që furnizon Stambollin me ujë. Me gjithë reshjet e shiut që zgjatën për katër ditë, niveli i ujit në digë është 22.82 për qind.

Regjimet e parregullta të reshjeve për shkak të krizës klimatike sjellin edhe rrezikun e thatësirës. Sipas raportit të Institutit të Burimeve Botërore, rreth një e katërta e popullsisë së botës është në rrezik nga mungesa e ujit. Turqia renditet e 32-ta mes 164 vendeve në listën e rrezikut të mungesës së ujit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos