
Prej dy vitesh Covid-19 ka marrë vëmendjen e të gjithëve, por sëmundjet e tjera vijojnë të shtohen, edhe më shumë se më parë. Sida konsiderohet një nga pandemitë e heshtura në botë. 79 milionë njerëz janë infektuar nga HIV-i që nga fillimi i qarkullimit të koronavirusit. Ndërsa në Shqipëri 100 raste të reja diagnostikohen çdo vit.
Vetëm gjatë 2021 kanë rezultuar HIV pozitiv 91 persona, pjesa më ë madhe e të infektuarve janë meshkuj në moshë të re. Numri i të prekurve nga ky virus është shumë më i madh.
Në ditën botërore kundër Sidës, mjekët specialistë bëjnë thirrje për testime vullnetare. Kjo sëmundje trajtohet, por nuk shërohet. Ndaj mjekimi në kohë zgjat jetën. Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, transfuzionet e gjakut, dhe kalimi nga nëna shtatzënë te fëmija, janë rrugët e transmetimit të virusit HIV.
Që nga zbulimi i dy rasteve të para në vitin 1993, të diagnostikuar me HIV/ Aids në Shqipëri janë 1493 persona, mes tyre 47 fëmijë të infektuar nga nënat ose përmes transfuzionit të gjakut. (A2 Televizion)