Holanda lejon tifozët në stadiume, por me kushtin që të mos këndojnë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 22:36 | Futboll
Holanda lejon tifozët në stadiume, por me kushtin që të mos

Holanda ishte një ndër vendet e Europës që mori menjëherë vendimin për të ndërprerë kampionatin e futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe duket se do të jetë një ndër të parat që do të lejojë kthimin e tifozëve në shkallët e stadiumeve. Por me një kusht; ata nuk duhet të bërtasin apo të këndojnë.

Për ta shpjeguar këtë gjë u angazhua vetë kryeministri holandez Mark Rutte në një konferencë për shtyp. Sipas kreut të shtetit duke filluar nga shtatori, kur përkon dhe nisja e sezonit të ri, stadiumet do mund të hapen për publikun, por nën masa shumë të forta sigurie. Kështu që stadiumet nuk do të shfrytëzojnë të gjithë kapacitetet për të respektuar rregullin e distancimit social.

Ajo që bie në sy është një rregull krejt i ri. Tifozët nuk mund të bërtasin apo këndojnë në mbështetje të skuadrës së tyre, por vetëm të duartrokasin dhe fishkëllejnë.

“Nëse në stadium këndohet apo bërtitet rritet rreziku për përhapjen e virusit”, shpjegoi kryeministri Rutte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos