Roma arrin marrëveshje me ish-sulmuesin e Barcelonës

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 21:54 | Futboll
Roma arrin marrëveshje me ish-sulmuesin e Barcelonës

Roma bën një goditje domethënëse në merkato duke siguruar për sezonin e ardhshëm shërbimet e ish-sulmuesit të Barcelonës, Pedro Rodriguez Ledesma.

Edhe pse sezoni ende nuk ka përfunduar, ish katalanasi që momentalisht luan për Chelsea, ka arritur një kontratë më romanët e cila parashikon një marrëveshje dyvjeçare për 3 milionë euro në vit, plus bonuset. Me këtë afrim tashmë një mes Under dhe Kluivert duhet të largohet nga verdhekuqtë.

Kështu Pedro zgjodhi Romën pasi refuzoi muajt e kaluar disa oferta ekzotike nga Katari, nga skuadra mikut të tij Xavi dhe MLS. Kjo është një goditje me zero kosto për kryeqytetasit që do të kenë shërbimet e lojtarit për dy vjet me opsionin e rinovimit dhe për një të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos