
Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili njoftoi zyrtarisht që nuk do të marrë pjesë në takimin e caktuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ka reaguar edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Grenell falënderoi në Twitter kryeministrin Hoti, duke shtuar se e mirëkupton vendimin e tij dhe se do të gjejnë hapësirë për të gjetur “sa më shpejt” një tjetër datë për takimin.
Dje, edhe presidenti Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin e Uashingtonit, pasi Prokuroria Speciale publikoi aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ku ata akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte. (A2 Televizion)