
Vijon të jetë në qendër të vëmendjes e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Marash Kumbulla. Pas sezonit shumë të mirë që ai po kalon te Verona shumë klube të elitës italiane kërkojnë të kenë shërbimet e tij për kampionatin e ardhshëm.
Një zhvillim tjetër është regjistruar në orët e fundit ku presidenti i Lazio, Lotito ka nisur një operacion blitz për të afruar në organikë shqiptarin, për t’i paraprirë konkurrencës së Interit dhe Juventusit.
Lotito dhe Tare janë takuar me presidentin e Veronës Maurizion Setti dhe drejtorin sportiv Tony.
D’Amico për të folur rreth mbrojtësit 20-vjeçar dhe për përmbylljen e këtij operacioni.
Momentalisht Interi ka ofruar 25 milionë euro për Kumbullën, por Lazio ka vendosur ta joshë Veronën dhe me lojtarë të tjerë si Lombardi dhe Berisha plus 18 milionë euro. (A2 Televizion)