Kompania holandeze Royal Huisman ka përuruar jahtin me vela më të madh në botë. Bëhet fjalë për një mrekulli të teknologjisë dhe elegancës e gjatë 82 metra, pronë e miliarderit nga Taivani Samuel Yin.
Elementët më të përdorur janë alumini dhe druri, të ndërthurura me elementët e tjerë në fibër karboni, që e bën këtë një mjet tejet të lehtë.
Në jaht ka 6 dhoma për miqtë, një suite për pronarët dhe dhomat për 13 pjesëtarët e ekuipazhit, pa llogaritur sallën e ndenjjes, kuzhinën dhe vendet për motorët e ujit.
Sea Eagle II do të jetë aktiv këtë verë, pas vendosjes së velave që do të jenë 60 metra të larta, si dhe trajnimit specifik të ekuipazhit. (A2 Televizion)