Homazhet e Haradinajt: Ecim drejt integrimit euroatlantik dhe bashkimit me Shqipërinë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 13:34 | Kosova
Homazhet e Haradinajt: Ecim drejt integrimit euroatlantik dhe bashkimit me

“Kosova do të ecë drejt integrimit euroatlantik dhe bashkimit me Shqipërinë”. Deklarata ka ardhur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë homazheve në memorialin “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan në përvjetorin e 13-të të pavarësisë së vendit.

“I bashkohem nderimit për të rënët për liri, nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të nderuara. Pra në ditën e përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës, deri këtu Kosova ka pasur edhe sukseset e veta edhe sfidat e veta, jemi të bindur se Kosova e pavarur do ecë në rrugën e vet të zhvillimit, integrimit euroatlantike dhe të bashkimit me Shqipërinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos