Uashingtoni nderoi dje memorien e një prej shërbyesëve të tij më të njohur, ish-sekretarin e Shtetit Colin Powell, që ndërroi jetë në 18 tetor për shkak të pasojave të koronavirusit dhe disa sëmundjeve të ndryshme.
I pari afro amerikan që arriti në majën e ushtrisë amerikane, dhe i pari në krye të Departamentit të Shtetit, Powell ishte një nga personat më të afërt e presidentit George W. Bush.

Uashingtoni nderoi dje memorien e një prej shërbyesëve të tij më të njohur, ish-sekretarin e Shtetit Colin Powell 
Powell ishte i pari afro amerikan që arriti në majën e ushtrisë amerikane, dhe i pari në krye të Departamentit të Shtetit 
Powell ndërroi jetë në 18 tetor për shkak të pasojave të koronavirusit dhe disa sëmundjeve të ndryshme 
Ishin të pranishëm ndërkohë presidenti Joe Biden si dhe dy paraardhës, Barack Obama dhe pikërisht miku George W. Bush. 







Por përtej ish-presidentit dhe Condoleeza Rice që e zëvendësoi në funksion, asnjë eksponent i lartë i Partisë Republikane ndodhej në ceremoninë mortore të ditës së djeshme, në kryeqytetin amerikan, duke treguar përçarjen që ekziston në atë parti. Ishin të pranishëm ndërkohë presidenti Joe Biden si dhe dy paraardhës, Barack Obama dhe pikërisht miku George W. Bush. (A2 Televizion)