All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tetë viktima dhe qindra të plagosur në festivalin e muzikës në SHBA

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 08:29 | Bota
Tetë viktima dhe qindra të plagosur në festivalin e muzikës
All - Paragraf - 1

Një natë jashtëzakonisht tragjike është regjistruar në Huston të SHBA. Tetë persona u vranë të premten në mbrëmje dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë natës së hapjes së një festivali të madh muzikor të fundjavës Astroworld në NRG Park në Huston të SHBA.

Incidenti filloi rreth orës 21:15. kur turma prej rreth 50,000 nisi të lëvizte drejt pjesës së përparme të skenës, raportuan autoritetet në Houston

All - Paragraf - 3

"Turma filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës dhe njerëzit filluan të panikohen" tha  shefi i zjarrfikësve.

Pas kësaj organizatorët u detyruan të ndaluan koncertin.

Incidenti vdekjeprurës erdhi disa orë pasi një turmë masive sulmoi perimetrin e NRG Park para të mbrëmjes, duke krijuar një situatë kaotike për personelin e sigurisë dhe stafin. Por për autoritete të dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra tjetrën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos