Honduras, tre të vdekur e dhjetëra të plagosur në derbi

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 13:14 | Futboll

Ngjarje tragjike në futbollin Honduras teksa supersfida derbi mes Olimpias dhe Motaguas i ka kushtuar jetën 3 tifozëve. Dy tifozeritë u përfshinë në një përleshje të dhunshme, duke lënë të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë. Sipas presidentit të Motaguas, skuadrës mike, autobusi i futbollistëve të tij u sulmua me sende të forta nga tifozët kundërshtarë.

Tre futbollistë të Motaguas u dërguan menjëherë në spital për shkak të plagëve të shkaktuara prej thyerjes së xhamave. Ky provokim u përshkallëzua në luftë mes grupimeve ultras që, situatë e cila përfundoi në mënyrë dramatike. Derbi u pezullua për një datë ende të pacaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos