“Honoris Causa” për Dritan Abazoviç, zbardhet agjenda e ceremonisë që mbahet nesër në Tiranë

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 18:51 | Politikë

Zhvillohet nesër në Tiranë ceremonia e dhënies së titullit “Honoris Causa” për kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq. Në agjendën e zbardhur nga A2 CNN mësohet se ky titull do t’i jepet gjatë ceremonisë për promovimin e librit të tij “Kritika e etikës globale”.

Fjalën hapëse gjatë dhënies së titullit do ta mbajë profesor Anastas Angjeli, për të vijuar me profesor Ardian Civicin dhe më pas vetë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Në ceremoninë e promovimit të librit që do të nisë në orën 11-45 deri në 12-24 panelin do ta drejtojë Angjeli dhe pas tij do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama. Në fund do të mbajë fjalën përshëndetëse kryeministri i Malit të Zi. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Akademisë së Kembrixhit dr. Nora Weller dhe profesorët Arben Cici dhe Përparim Kabo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos