Situata në PD, Tabaku kërkon bashkim, Alibeaj ankohet për presion ndaj deputetëve

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 18:35 | Politikë
Situata në PD, Tabaku kërkon bashkim, Alibeaj ankohet për presion

Jorida Tabaku u shtohet deputetëve të PD që pozicionohen kundër Enkelejd Alibeajt pas vendimit të tij për të përjashtuar 4kolegë të tjerë nga grupi parlamentar. Tabaku pohon se nuk ka asnjë dijeni mbi këtë vendim, për të cilin thekson se nuk ndihmon bashkimin e Partisë Demokratike.

 “Nuk është kjo mënyra sesi bashkohet, mënyra është duke mos e copëzuar atë dhe duke dalë edhe me kandidatë të përbashkët në këto zgjedhje, unë do të jem gjithmonë pjesë e zgjidhës dhe jo pjesë e konfliktit”, deklaroi Tabaku.

Qëndrimi i Tabakut mori mbështetjen e Arben Ristanit, anëtar i Kryesisë së partisë, i cili e quan të nevojshme largimin e Alibeajt nga drejtimi i grupit parlamentar, por duket se Saljanin nuk e sheh si zgjedhjen më të mirë.

 “Kreun e këtij grupi nuk mund ta mbajë zoti Alibeaj, sepse nuk ka mbështetjen e grupit dhe nuk punon në funksion të grupit madje sillet si një ushtarë i vogël i qeverisë dhe kryeministrit Rama. Nga ana tjetër do të doja që për zëvendësimin e tij PD të mbante standardet”, ishte mendimi i Ristanit për A2 CNN.  

Enkelejd Alibeaj nga Saranda ngul këmbë se pas largimit të Bashës ka pushtetin për të marrë vendime, madje edhe për përjashtimin e 4 kolegëve të tij nga grupi, si dhe ankohet për presion që thotë po ushtrohen ndaj kolegëve të tij.

 “Unë e kuptoj mirë hallin e tyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje dhe kolegëve të mijë deputete, është hall i përbashkët i Sali Berishës dhe Edi Ramës, deklaroi Alibeaj.

Në këtë mes, heshtja e Gjykatës së Tiranës që duhet të shprehet mbi fatet e Partisë Demokratike, shihet nga demokratët si e motivuar për qëllime elektorale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/12/alibeaj-nga-saranda-kandidatet-e-pd-nuk-mund-te-garojne-me-siglen-e-pl/
https://a2news.com/2023/01/12/salianji-ne-krye-te-grupit-parlamentar-ristani-pd-nuk-mund-ti-ule-standardet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos