Hoti vizitë në Shkup, Zaev: Më 30 tetor ftojmë Kosovën në Minishengenin Ballkanik

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 17:14 | Ballkani
Hoti vizitë në Shkup, Zaev: Më 30 tetor ftojmë Kosovën

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të zhvillojnë një takim, më 30 tetor për të ftuar Kosovën në iniciativën për Minishengenin Ballkanik. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri, Zoran Zaev, i cili priti në Shkup homologun nga Prishtina, Avdullah Hoti.

Zaev vlerësoi marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën, teksoi shtoi se pret që këto raporte të thellohen dhe më shumë.

“Presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria”, tha kryeministri gjatë një konference për shtyp.

Nga ana tjetër, Hoti u shpreh në mbështetje të një pike doganore të përbashkët. Gjithashtu, njoftoi se Kosova do të furnizohet me gaz nga Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos