Greqia do të ndërtojë një “mur” në kufi me Turqinë, shkak refugjatët

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 21:54 | Ballkani
Greqia do të ndërtojë një “mur” në kufi me

Greqia do të ndërtojë një mur modern, i gjatë 26 km dhe i lartë 5 km, në kufi me Turqinë. Lajmin e dha Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Projekti sipas qeverisë greke do të përfundojë në prill, me një fond 63 milionë euro, dhe do t’i shtohet rreth 10 kilometrave ekzistuese, por që do të rikonstruktohen, duke shtuar elemente sigurie më të avancuara, si një sistem kamerash që do të përfshijë të gjithë 192 kilometrat e kufirit tokësor midis dy vendeve. Vetë kryeministri Mitsotakis ka vizituar, të shtunën, zonën ku mendohet të ndërtohet muri.

I ndërtuar me tuba çeliku dhe bazamente betoni, muri është përgjigjja e qeverisë greke ndaj dyndjes së emigrantëve që vijnë nga Turqia, ku ndodhet në këtë moment numri më i lartë i refugjatëve në botë, rreth 4 milionë që vijnë kryesisht nga Siria.

Për shkak të pandemisë, por edhe të kontrolleve të shtuara, numri i sirianëve që i drejtohen kufirit grek të BE-së ka qenë relativisht i kufizuar, por Ankaraja ka akuzuar shpesh herë rikthimin ilegal drejt Turqisë të refugjatëve që arrijnë në ishujt grek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos