Fundjava dyfishon rastet në Ballkan, Kroacia dhe Sllovenia nga “virtuoze” në më të goditurat

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 23:08 | Ballkani
Fundjava dyfishon rastet në Ballkan, Kroacia dhe Sllovenia nga

Fundjava që po mbaron ka rritur ndjeshëm shifrat e të infektuarve në të gjithë Europën, dhe vendet e Ballkanit nuk kanë bërë përjashtim.

Maqedonia e Veriut ka shënuar 427 raste të reja dhe 10 viktima, pasi ditën e djeshme me 594 raste kishte shënuar rekordin e saj nga fillimi i pandemisë.

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese edhe në vendet që deri më tani kishin pasur një vijueshmëri graduale të rasteve. Kroacia shënoi sot 819 raste, ndërkohë që në dy ditët e mëparshme kishte kaluar për herë të parë një mijë të infektuarit, duke dyfishuar bilancin e javës së kaluar.

Dyfishim shifrash edhe për Slloveninë, një nga vendet më të lavdëruara për rastet e pakta që ka pasur nga fillimi i pandemisë deri në mesin e muajit shtator. Vendi malor shënon tashmë 726 raste dhe 4 viktima, duke e radhitur në një nga vendet me përhapjen më alarmuese, gjatë fundjavës.

Ndërkohë që, Bosnje-Hercegovina shënon 551 raste, me një trend në rritje, por gjithsesi graduale, situata paraqitet më lineare në Serbi, vend i cili me 214 raste nuk afrohet ende me pikun e arritur gjatë verës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos