
Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Skalierat" në Shëngjin. Policia lokale njofton se një 58-vjeçare me iniciale V. Rr., 58 vjeçe, ka humbur ndjenjat sa po është futur në det dhe më pas ka ndërruar jetë sapo është transportuar në spital.
Vrojtuesi i plazhit dhe pushues të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares, e cila më pas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)