I gjetën në shtëpi 262 kilogramë kanabis, arrestohet 46-vjeçari në kërkim nga viti i kaluar

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 13:07 | Kronikë
I gjetën në shtëpi 262 kilogramë kanabis, arrestohet

Forcat e policisë kanë arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi vitin e kaluar në banesën e tij në lokalitetin Çairet të Kaninës, u gjetën rreth 262 kilogramë kanabis.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatbardh Kapllanaj, i cili bashkë me 22-vjeçarin Engjëllush Kapllanaj dhe 21-vjeçarin Klajdi Kapllanaj arriti t’i shpëtojë fillimisht operacionit policor të vjetshëm, ku u arrestuan kryeplaku i atëhershëm i Kaninës Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit" dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”.

https://a2news.com/2021/08/17/sekuestrohen-262-kg-kanabis-ne-vlore-dy-ne-pranga-dhe-3-ne-kerkim/

Ndërkohë që 21-vjeçari Klajdi Kapllanaj u arrestua më pas më 12 prillin e këtij viti, tashmë mbetet në kërkim vetëm Engjëllush Kapllanaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos