Humb jetën teksa luante futboll në Kosovë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 12:27 | Kosova
Humb jetën teksa luante futboll në Kosovë

Një person ka humbur jetën teksa luante futboll në fushë sporti në një fshat të Klinës në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë se viktima u dërgua në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij, por nuk bëhet i ditur identiteti apo mosha e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllarevë të Klinës, ku në vendin e ngjarjes shkuan edhe njësitë e policisë dhe prokurori me urdhrin e të cilit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë. Rasti vazhdon të hetohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos